Bedri Hamza me bashkëpartiakët bëjnë homazhe për Nexhat Dacin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 81-vjeçare. Hamza u pa gjatë homazheve i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij, Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra dhe Elmi Reçica, të cilët po…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 81-vjeçare.
Hamza u pa gjatë homazheve i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij, Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra dhe Elmi Reçica, të cilët po ashtu nderuan figurën dhe kontributin e Dacit në jetën institucionale të vendit, raporton klankosova.tv, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimeve të familjarëve, ceremonia e varrimit të Nexhat Dacit do të mbahet sot, ndërsa e pamja do të zgjasë nga data 3 deri më 5 janar.
Gjatë ditës, homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, i cili shërbeu në këtë post për dy mandate radhazi, kanë bërë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryetari i Kuvendit në detyrë, Dimal Basha./lajmi.net/