Bedri Hamza konfirmon se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i Mitrovicës, ka thënë se nuk është kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor. “Unë nuk jam kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai. “Ka qenë e qartë edhe kur kam…

Lajme

10/06/2025 23:15

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i Mitrovicës, ka thënë se nuk është kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor.

“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.

“Ka qenë e qartë edhe kur kam shkuar me garu për këtë mandat, që unë shkoj me garu me bindjen që kam me fitu për një mandat. Kjo ka qenë e ditur. Jam i lumtur që tash jam në fund të mandatit. Një mandat që përfundohet me sukses”, ka thënë Hamza, për RTV Dukagjini.