Bedri Hamza – Faruk Mujkës në seancën e Kuvendit Komunal: Po flet paushall

Kuvendi komunal i Mitrovicës së Jugut, diskuton dhe voton për hartën zonale 2024-2032. Asamblistët e Vetëvendosjes, të prirë nga Faruk Mujka, kundërshtojnë pikën e rendit të ditës bashkë me hartën zonale, veç tjerash, edhe me arsyetimin se ‘kjo hartë erdhi pesë vite me vonesë’. Klan Kosova ka publikuar një sekuencë gjatë diskutimit në kuvendin komunal…

Lajme

28/04/2025 13:15

Kuvendi komunal i Mitrovicës së Jugut, diskuton dhe voton për hartën zonale 2024-2032.

Asamblistët e Vetëvendosjes, të prirë nga Faruk Mujka, kundërshtojnë pikën e rendit të ditës bashkë me hartën zonale, veç tjerash, edhe me arsyetimin se ‘kjo hartë erdhi pesë vite me vonesë’.

Klan Kosova ka publikuar një sekuencë gjatë diskutimit në kuvendin komunal të Mitrovicës, ku kryetari Bedri Hamza replicon me Faruk Mujkën, i cili e ka akuzuar për ‘mosmbajtje të premtimeve’

“Asnjëherë asni njeri pa fakte nuk i kam thane e ke bo se ke bo. Po flet pa fakte, paushall, politikisht…”, dëgjohet duke i thënë Hamza, Mujkës.