Bebe Rexha ‘zhgënjen’ fansat me këtë paraqitje

Bebe Rexha ndau një video pa grim.

ShowBiz

16/01/2021 10:01

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mundohet që çdo herë të jetë afër fansave, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk e ka problem të flasë për kilet e tepërta, për të cilat shumë herë edhe është kritikuar.

Së fundi, këngëtarja postoi një video, në të cilën u shfaq me flokë të shprishura e pa grim në fytyrë, duke zhgënjyer fansat e saj.

Ajo kishte marrë një kitarë të vogël në duar dhe po improvizonte kinse po luante nën ritmet e muzikës.

Bebe Rexha e përmbylli një vit shumë të suksesshëm në muzikë, ndërsa pritet që edhe gjatë këtij viti të sjell shumë projekte të reja. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)