Bebe Rexha zë kopertinën e “Flaunt”, pozon bardh e zi

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha vazhdon t'i zë kopertinat e revistave më prestigjioze në botë.

ShowBiz

09/08/2018 08:58

“Flaunt”, është njëra nga to në të cilën Rexha ka pozuar bardh e zi por që duket e mahnitshme, shkruan lajmi net.

Bebe ditë më parë ndau një set fotografik gjersa pozonte për të njëjtë magazinë e që siç shihet është shfaqur sërish. Një pamje e tillë e Rexhës e bën atë edhe më unike.

Këngëtarja është goxha aktive si në projekte muzikore e po ashtu edhe në koncerte të ndryshme e cila nuk po ndalet së performuari.

“I’m a mess”, është kënga e fundit e lansuar nga Bebe që pati një pritshmëri të lartë nga publiku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmOtKc5FYRr/?hl=en&taken-by=beberexha