Bebe Rexha shfaqet tejet e lumtur, ka një arsye?!!
Bebe Rexha tash e sa kohë ka paralajmëruar albumin e ri.
ShowBiz
“Expectations”, është albumi debutues i Bebes për tregun amerikan në të cilin përmban këngë të llojllojshme, shkruan lajmi net.
E për këtë ajo siç duket është e lumtur pafund, pasi kanë mbetur edhe pak ditë para lansimit.
Përmes një fotografie që ka publikuar së fundmi, Bebe është mëse në formë dhe mjaft e buzëqeshur.
“Gjendja ime gjatë gjithë javës, sepse albumi im lansohet edhe 9 ditë”, ka shkruar ajo bashkangjitur imazhit.
“Girls”, mbetet projekti i fundit me Rita Orën, Charli XCX dhe reperen Cardi B që ka marrë 11 milion klikime. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bj741ppAzcV/?hl=en?&taken-by=beberexha