Bebe Rexha poston foto nga spitali: Jam mirë, faleminderit Zotit
Duket se Bebe Rexha ka pasur probleme me shëndetin.

ShowBiz
Bebe Rexha në rrjete sociale ka publikuar një fotografi, në të cilën u lajmërua nga spitali, shkruan lajmi.net.
Ani pse nuk tregoi se çfarë problemesh shëndetësore ka pasur, ajo shkroi “Jam mirë, faleminderit Zotit”.
Për ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë të premtën (31 maj), në bashkëpunim me The Chainsmokers.
Projekti i Bebes me The Chainsmokers do të shoqërohet edhe me videoklip, ndërsa mbetet të shihet nëse do ta ketë suksesin e njëjtë sikurse edhe projektet paraprake. /Lajmi.net/