Bebe Rexha: Nuk bie lehtë në dashuri
Bebe Rexha këto ditë po qëndron e mbyllur në shtëpi.

ShowBiz
Planet që kishte për koncerte në vende të ndryshme të botës, Bebe Rexha i ka pezulluar për shkak të pandemisë, shkruan lajmi.net.
Teksa po qëndron e mbyllur në shtëpi, Bebe publikon imazhe e video në rrjete sociale, për të qenë pranë fansave të saj.
Këngëtarja ndau edhe një kuiz që e provoi në Instagram, ndërsa përgjigjej me “po” dhe “jo” me anë të lëvizjes së kokës.
“Ato që bien në dashuri shpejt”, ishte një nga pyetjet, të cilën ajo e mohoi, e që la të kuptohej se nuk bie lehtë në dashuri.
Bebe Rexha gjatë qëndrimit në shtëpi po merret edhe me përgatitjen e ushqimeve. /Lajmi.net/