Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Bebe Rexha ‘kapet’ me komentuesit që e kritikuan në rrjete sociale

16:31 | 25 Shkurt 2021

Foto: Instagram

Bebe nuk përton t’iu kthejë përgjigje komentuesve që e ‘ngacmojnë’.

Bebe Rexha shumë herë tregohet e afërt me fansat, duke bashkëbiseduar me ta në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Por, në llogarinë e saj në Twitter, ajo së fundi ka ‘shpërthyer’ ndaj ndjekësve që i drejtuan kritika.

Disa prej komentuesve e quanin ‘dështim’ këngën e saj të fundit, ndërsa këngëtarja ia ktheu “Ende jam e dashuruar dhe ende jam e pasur!”.

E nervozuar ndaj atyre që ia kritikuan këngën e fundit, Bebe tha se jeta e këtyre njerëzve është ‘fekale’.

Ajo nuk ishte në formë të debatonte dhe krejt në fund tha se nuk kishte kohë të merrej me ato çfarë thonin ata. /Lajmi.net/