Beatrix pas afrimitetit me Donaldin: Jam në siklet për sonte, po frikësohem të shprehem

Beatrix është treguar shumë e afërt me Donaldin ditëve të fundit.

ShowBiz

30/11/2021 19:04

Ajo sot gjatë një bisede me Pajtimin është shprehur e shqetësuar për spektaklin e sontëm, shkruan lajmi.net.

Beatrix po ndihet në siklet pasi mendon se do të pyetet gjatë spektaklit për raportin e saj me Donaldin. Ndërkohë Pajtimi iu kundërpërgjigj: Edhe unë do të ndihesha në siklet të isha në vendin tënd.

Donaldi dhe Beatrix kanë qenë tema kryesore në mediat rozë ditëve të fundit pasi të dy së bashku po krijojnë diçka së bashku.

Beatrix dhe Donaldi i kanë dhënë puthje dhe përqafime njëri tjetrit, për gjatë një jave rresht, sidomos pas daljes së Semit./Lajmi.net/