BE: Të privoheni nga veprimet e njëanshme, dënojmë sulmin ndaj EULEX-it

Bashkimi Evropian është deklaruar pas zhvillimeve të ditës në veri të vendit. Zëdhënësi Peter Stano, përmes një cicërime në “Twitter” shpërndau komunikatën e plotë, ku mes tjerash dënohet sulmi ndaj EULEX-it, përcjell lajmi.net. Veç kësaj, bëhet thirrje që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme. “Bashkimi Evropian dënon ashpër përleshjet me policinë e Kosovës dhe…

Lajme

26/05/2023 19:08

Bashkimi Evropian është deklaruar pas zhvillimeve të ditës në veri të vendit.

Zëdhënësi Peter Stano, përmes një cicërime në “Twitter” shpërndau komunikatën e plotë, ku mes tjerash dënohet sulmi ndaj EULEX-it, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, bëhet thirrje që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme.

“Bashkimi Evropian dënon ashpër përleshjet me policinë e Kosovës dhe protestuesit në veri të Kosovës, të iniciuara nga tentativa e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale.

Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe postimi i plotë: