BE shpërblen gazetaren hulumtuese qw zbuloi pasurinë e Mijallkovit në Çeki

Çmimin e parë e fitoi gazetarja e TV Nova, Sashka Cvetkovska, për storjen “Spiuni, pronar i tokës bujqësore”, ku ka zbuluar se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, posedon pasuri të madhe në Republikën çeke, e cila nuk është e evidentuar në listën e dorëzuar te Komisioni për Antikorrupsion.

Lajme

18/06/2015 15:31

Misioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni, në bashkëpunim me Institutin Maqedonas për Mediume (IMM), i ndau çmimet për gazetari hulumtuese për storje të publikuara në mediumet në Maqedoni gjatë vitit 2014. Çmimin e parë e fitoi gazetarja e TV Nova, Sashka Cvetkovska, për storjen “Spiuni, pronar i tokës bujqësore”, ku ka zbuluar se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, posedon pasuri të madhe në Çeki, e cila nuk është e evidentuar në listën e dorëzuar te Komisioni për Antikorrupsion.

Çmimin e dytë e ka fituar gazetari i revistës Fokus, Lubisha Arsiq,kurse çmimin e tretë gazetarja e Tv Telma, Biljana Nikollovska.