BE nuk ndalet, bëhet gati për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se megjithëse Europa sapo ka miratuar paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, tashmë është në përgatitje të paketës së 18-të me masa të mëtejshme “të ashpra”. Sipas Reuters, pas një bisede telefonike të zhvilluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, von der Leyen ka shkruar…

Bota

20/05/2025 16:21

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se megjithëse Europa sapo ka miratuar paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, tashmë është në përgatitje të paketës së 18-të me masa të mëtejshme “të ashpra”.

Sipas Reuters, pas një bisede telefonike të zhvilluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, von der Leyen ka shkruar në X, se “është koha për të shtuar presionin mbi Rusinë për të arritur një armëpushim.”

Më tej, Zelensky e ka falënderuar von der Leyen dhe “të gjithë BE-në”, për paketën e 17-të të sanksioneve, duke e quajtur atë “një hap në drejtimin e duhur”.

Ai shtoi ka shtuar se, “është e rëndësishme të vendosen kufizime të forta ndaj flotës së cisternave të Rusisë, e cila shërben për të financuar vrasjet, si dhe ndaj të gjitha skemave që ajo përdor për të fuqizuar industrinë ushtarake.”