BE: Në Kosovë investuam 3.7 miliardë euro që nga viti 1999, jemi partneri më i fortë i juaji

Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se Bashkimi Europian ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999. BE-ja tha se është në krah të Kosovës dhe mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i saj. “Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999,…

Lajme

28/11/2025 17:28

Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se Bashkimi Europian ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999.

BE-ja tha se është në krah të Kosovës dhe mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i saj.

“Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm. BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, avancimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Zyra e BE-së theksoi se mbështetja e saj po sjell ndryshime të vërteta në jetën e qytetarëve, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.

“Në çdo hap, BE-ja është në krahun tuaj, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”, thuhet tutje në reagim.