BE-ja sanksionon edhe 15 zyrtarë të tjerë rusë

Burime diplomatike në Bruksel kanë bërë me dije se qeveritë e vendeve të BE-së janë pajtuar që listës së të sanksionuarve rusë, t’i shtohen edhe 15 emra të rinj, si përgjigje ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.

Bota

28/04/2014 19:09

Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë diplomatët të kenë thënë se ndaj 15 zyrtarëve të tjerë do të vlejnë masat e njëjta, ajo e ndalimit të dhënies së vizave dhe e ngrirjes së aseteve, sikurse që ka ndodhur deri më tani me më shumë se 50 rusë e pro-rusë.

Diplomatët e BE-së janë takuar sot në Bruksel me qëllim të diskutimit rreth sanksioneve.

Procedura për miratimin e sanksioneve kundër 15 zyrtarëve pritet të përfundoj më vonë gjatë së hënës, transmeton REL.

Emrat e personave të sanksionuar nuk do të bëhen publikë para se ata të shpallen në gazetën zyrtare të BE-së, shpallje e cila ka gjasë të ndodhë ditën e martë.