BE-ja kërkon miratimin e Ligjit për RTK-në

Bashkimi Evropian ka mirëpritur miratimin në parim nga Qeveria në detyrë e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm, por minimal, për të siguruar vazhdimësinë e RTK-së dhe të drejtën e publikut për informacion. Në një deklaratë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet se…

Lajme

15/08/2025 22:36

Bashkimi Evropian ka mirëpritur miratimin në parim nga Qeveria në detyrë e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm, por minimal, për të siguruar vazhdimësinë e RTK-së dhe të drejtën e publikut për informacion.

Në një deklaratë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet se ky veprim është i nevojshëm për të siguruar financim të qëndrueshëm dhe stabilitet financiar për RTK-në.

Mes tjerash, Bashkimi Evropian kërkon që Ligji për transmetuesin puiblik të miratohet sa më shpejt.

“BE-ja bën thirrje për miratimin e shpejtë të Ligjit për RTK-në për të siguruar financim të qëndrueshëm dhe stabilitet financiar”, thuhet në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.