BE: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara
Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra Reçak, mbeten të vonuara. Përmes një postimi në “X”, zyra e Bashkrimit Evropian në Kosovë nderon dhe kujton të gjitha viktimat e kësaj masakre. “Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e Kosovës për të…
Lajme
Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra Reçak, mbeten të vonuara.
Përmes një postimi në “X”, zyra e Bashkrimit Evropian në Kosovë nderon dhe kujton të gjitha viktimat e kësaj masakre.
“Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e Kosovës për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krim i tmerrshëm që la plagë të pashëruar 26 vjet më pas. Jetët e tyre u morën brutalisht dhe drejtësia e përgjegjësia mbeten të vonuara”, thuhet në postimin e BE-së.