“BBC Sport” zbulon emrin e top ekipit që mund të luajë miqësore me Kosovën

Uellsi do të duhet të luajë një ndeshje miqësore para nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2020, me Kosovën kandidat potencial për t’u përballur.

Sport

05/12/2018 13:31

Kombëtarja e Uellsit është pjesë e grupit E së bashku me Kroacinë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Azerbajxhanin.

Skuadra e drejtuar nga Ryan Giggs është pjesë e një grupi me pesë skuadra, dhe duhet të zhvillojë ndeshje miqësore në datat e lira.

Në një grup me pesë skuadra është edhe Kosova, dhe mund të përballet me Uellsin në një ndeshje miqësore.

BBC Sport shkruan se Federata e Futbollit të Uellsit dhe trajneri Ryan Giggs janë duke diskutuar për kandidatët potencial për ndeshje miqësore në muajin mars, me Gjermaninë, Danimarkën, Kosovën dhe Serbinë që gjenden në listën e tyre./Lajmi.net/