Bayernit ia do edhe basketbollin

Të ‘pakënaqur’ me statusin e kampionit të Evropës dhe Gjermanisë, katër yje të Bayern Munichut e kanë sprovuar veten në basketboll. Në paraqitje së bashku me gjigantët e FC Bayern Munich Basketball, Lucca Staiger, Deon Thomson dhe Bryce Taylor, futbollistët si Javi Martinez, Thomas Muller, Dante dhe Rahinha kompletuan një seri të sfidave në basketboll,…

Sport

18/12/2013 12:40

Të ‘pakënaqur’ me statusin e kampionit të Evropës dhe Gjermanisë, katër yje të Bayern Munichut e kanë sprovuar veten në basketboll.

Në paraqitje së bashku me gjigantët e FC Bayern Munich Basketball, Lucca Staiger, Deon Thomson dhe Bryce Taylor, futbollistët si Javi Martinez, Thomas Muller, Dante dhe Rahinha kompletuan një seri të sfidave në basketboll, dhe disa rezistuan mjaft mirë.

Ish ylli i Atletico Madridit, Athletic Bilbao, Martinez doli një yll i vërtetë në parket, e pritshme për shtat të fizikut të tij.

Pikërisht Martinez mund të jetë një kundërshtar i denjë i qendërmbrojtësit të Arsenalit, Per Mertesacker në përballjen e tyre në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, ndoshta?