Bayerni rikuperon Riberyn
Franck Ribery ka gëzuar të gjithë tifozët e Bayern Munichut duke bërë të ditur se nga e hëna do të rikthehet në stërvitje me ekipin, në prag të fillimit të sezonit të ri në Bundesligë.
Sport
Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery shpreson të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri në Bundesligë pasi konfirmoi se do të rikthehet në stërvitje në javën e ardhshme.
Ribery mungoi në Kampionatin botëror për shkak të një lëndimi në shpinë, ndërsa ka vuajtur edhe nga problemet në gju që ia pamundësuan aktivizimin në ndeshjet përgatitore të Bayernit për sezonin e ri.
Mirëpo, 31-vjeçari ka konfirmuar se është i gatshëm të rikthehet në ekip, para duelit të xhiros së parë të Bundesligës kundër Wolfsburgut më 22 gusht.
“Nga e hëna do të jem në stërvitje me ekipin”, deklaroi Ribery për magazinën “Kicker”.
Ribery përcolli skuadrën e tij duke u mposhtur me rezultat 2:0 nga Borussia Dortmund në Superkupën e Gjermanisë të mërkurën ndërsa do të mungojë edhe në duelin e parë të Kupës së Gjermanisë kundër skuadrës nga liga e tretë, Preussen Munster, të dielën.