Bayerni nuk janë të interesuar për Ronaldon
Bayern Munich nuk janë të interesuar për Cristiano Ronaldo.

Sport
Mbrëmë u përhap një lajm që ekipi gjerman, Bayern Munich e shohin yllin portugez si zëvendësues për Robert Lewandowskin.
Pasi, ky i fundit është i lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona.
Por, gjatë ditës së sotme, ‘Bild’ mohoi diçka të tillë, duke thënë se Bayerni nuk kanë shfaqur interesim për Ronaldon, përcjell lajmi.net.
Portugezi ka kontratë edhe një vit me ekipin anglez, Manchester United./Lajmi.net/