Bayerni nuk është i interesuar për të nënshkruar me Ronaldon

Bayern Munich nuk është i interesuar për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.

Sport

02/06/2022 14:26

Përkundër zërave që agjenti i lojtarit është duke biseduar me bavarezët për një transferim të mundshëm, klubi ka objektiva të tjerë.

Portugezi mund të largohet nga “Old Trafford” në këtë sezon, meqë skuadra e tij, Manchester United, dështoi në arritjen e synimeve sezonalë, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, “Allianz Arena” nuk duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, pasi këta të fundit duan ta sigurojnë një sulmues që garanton paraqitje të mira edhe për vitet e ardhshme, diçka që nuk mund të pritet nga portugezi, marrë parasysh vitet e tij. /Lajmi.net/