Bayerni nuk është i interesuar për Hakimin

Bayern Munchen nuk është i interesuar për blerjen e Achraf Hakimit siç ishte pretenduar nga mediat italiane.

Sport

30/05/2021 14:07

Mbrojtësi i Interit, Achraf Hakimi është bërë protagonist i lajmeve nga mediat italiane ku aluduan se algjeriani është afër një transferimi tek Paris Saint Germain.

Por, sipas mediave italiane, PSG-ja kishte konkurrencë të fortë nga Bayern Munchen i cili ishte tejet i interesuar për Hakimin, madje duke aluduar se kishin filluar kontaktet në mes të palëve.

Mirëpo, lajmin për Hakimin e ka përgënjeshtruar Christian Falk, gazetari i “BILD” i cili njihet për burimet e tij të afërta me Bayernin.

Sipas Falk, Bayerni nuk kishte tentuat ta marrë Hakimin dhe as që do të tentojë, sepse 22 vjeçari nuk gjendet në planet e tyre duke përgënjeshtruar lajmet e mëparshme për të./Lajmi.net/