Bayerni ndëshkon Pavardin – lojtari u kap duke vozitur i dehur

Ylli i Bayern, Benjamin Pavard është ndëshkuar nga klubi i tij për sjelljet që bien ndesh me ligjin. Lojtari francez, Benji Pavard ka shkelur ligjin duke vozitur në gjendje të dehur makinën e tij. Lidhur me rastin, trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka konfirmuar se klubi i ka dhënë një dënim lojtarit. “Mendoj se…

Sport

02/11/2022 13:05

Ylli i Bayern, Benjamin Pavard është ndëshkuar nga klubi i tij për sjelljet që bien ndesh me ligjin.

Lojtari francez, Benji Pavard ka shkelur ligjin duke vozitur në gjendje të dehur makinën e tij.

Lidhur me rastin, trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka konfirmuar se klubi i ka dhënë një dënim lojtarit.

“Mendoj se klubi reagoi në mënyrë korrekte. Ai e pa gabimin e tij”, ka thënë Nagelsmann, përcjell lajmi.net.

“Kur gjërat ndodhin, duhet t’i lësh për një kohë. Nëse ndëshkimi i duhur i është dhënë, kjo është gjë e mirë”, shtoi trajneri.

Detaje për rastin e Pavard ka dhënë edhe drejtori sportiv i Bayern, Salihamidzic.

“Kishte ndodhur tetë javë më parë. Ne e përfunduam në ditën e njëjtë, ose dy ditë më vonë. Që atëherë ai ka bërë paraqitjet të shkëlqyera. E sqaruam shpejt, prandaj nuk e përmendëm”, tha drejtori i Bayern.

Benjamin Pavard ishte ndaluar nga policia gjermane, kur edhe kishte rezultuar se ka tejkaluar limitet e sasisë së lejuar të alkoolit për një shofer. /Lajmi.net/