Bayerni ‘këndellet’, mposht bindshëm Leverkusen
Bayern Munich ka fituar ndeshjen e xhiros së tetë ndaj Bayer Leverkusen. ‘Bavarezët’ janë ‘këndellur’, pasi kanë mposhtur me rezultat të bindshëm 4:0 Leverkusen. Pas tri barazimeve të njëpasnjëshme në ligen gjermane, dhe humbjes në takimin e fundit Bayerni ka gjetur rrugën e fitores. Ekipi i Julian Nagelsmann ishin skuadër më e mirë për 90`…
Sport
Bayern Munich ka fituar ndeshjen e xhiros së tetë ndaj Bayer Leverkusen.
‘Bavarezët’ janë ‘këndellur’, pasi kanë mposhtur me rezultat të bindshëm 4:0 Leverkusen.
Pas tri barazimeve të njëpasnjëshme në ligen gjermane, dhe humbjes në takimin e fundit Bayerni ka gjetur rrugën e fitores.
Ekipi i Julian Nagelsmann ishin skuadër më e mirë për 90` minuta, ku edhe shënuan tri gola.
Serinë e golave e hapi Leroy Sane, i cili shënoi në minutën e 3`.
Në të 17` Jamal Musiala dyfishoi epërsinë, pas një goditje të bukur drejt portës.
Për rezultatin e pjesës së parë 3:0 u përkujdes Sadio Mane, në të 39`.
Edhe në 45 minutat e dytë Bayerni po zhvillonte paraqitje më të mirë.
Mane tundi rrjetën, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Kurse për rezultatin final 4:0 u përkujdes Thomas Muller, i cili shënoi në minutën e 84`.
Në anën tjetër Leverkusen krijuan raste, por nuk shënuan.
Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 15 pikëve, në vendin e dytë, kurse Leverkusen ka pesë në të 16-tën pozitë./Lajmi.net/