Bayerni interesohet për Dest

Gjiganti evropian Bayern Munchen ka shprehur interesim për Sergino Dest.

Sport

19/07/2021 12:11

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Bayern Munchen po synon transferimin e Dest gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se ‘Bavarezët’ kanë kontaktuar drejtuesit e Barcelonës për ti pyetur për çmimin e futbollistit të tyre.

Skuadra gjermane është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe e shohin 20-vjeçarin e Blaugranëve si opsionin e duhur.

Amerikani, sezonin e kaluar zhvilloi 44 paraqitje me skuadrën e tij në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe një asistime. /Lajmi.net/