Bayerni futet në garë për Matthijs de Ligt

Bayern Munich është futur në garë për mbrojtësin e Bayern Munich, Matthijs de Ligt.

Sport

06/07/2022 22:21

Bavarezët po e kërkojnë me ngulm një qendërmbrojtës klasi në mënyrë që të jenë konkurrentë të fortë për të gjithë trofetë e mundshëm në sezonin e ardhshëm.

Ishte vetë Oliver Kahn, që mban postin e drejtorit te kampionët e Gjermanisë, ai që dha shenja se transferimi i holandezit mund të ndodhë shumë shpejt, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi të lumtur me kualitetin që kemi në qendër të mbrojtjes, por mund të përmirësohemi edhe më shumë, kur vije puna e lidershipit”, tha shkurtazi ai kur u pyet nëse janë të interesuar për lojtarin e Juventusit.

Gjermanët duhet t’i bëjnë llogaritë me konkurrencën e ashpër të Chelseas të cilët e kanë të domosdoshëm transferimin e një mbrojtësi qendre, pas largimit të Andreas Christiensen dhe Antonio Rudiger. /Lajmi.net/