Bayerni dëshiron 50 milionë euro nga Barca për Lewandowskin

Bayern Munich kërkon 50 milionë për Robert Lewandoskin.

Sport

20/06/2022 08:09

‘Drama’ për të ardhmen e Lewandowskit vazhdon të diskutohet.

Tash e ca muaj më parë, ishte vetë lojtari që doli publikisht duke thënë se koha e tij në ‘Allianz Arena’ ka përfunduar.

Pavarësisht që klubi nuk janë dakord ta shesin lojtarin, Barcelona ka bërë ofertë drejtë tyre.

Me një vit kontratë dhe duke marrë parasysh moshën e sulmuesit, blaugrana i kanë ofruar rreth 30 milionë euro për të.

Por, sipas ‘Sport’ ekipi bavarez dëshiron 50 milionë euro nga Barca për Lewan, përcjell lajmi.net.

Xavi Hernandez e kërkon në ekip sulmuesin, por mbetet të shihet nëse do të paguajnë atë shumë për polakun./Lajmi.net/