Bayern vazhdojnë të kenë interesim për Gavi

Skuadra e Bayern Munich vazhdon të jetë e interesuar në shërbimet e Gavi. Raportime të gazetarit të ‘Bild’, Christian Falk, bëjnë të ditur se skuadra e Bayern do të tentojë transferimin e mesfushorit spanjoll, përcjell lajmi.net. Kontrata aktuale e tinejxherit spanjoll me Barcelonën skadon në vitin 2023. Palët akoma nuk janë dakorduar për rinovimin, ndonëse…

Sport

04/09/2022 17:51

Skuadra e Bayern Munich vazhdon të jetë e interesuar në shërbimet e Gavi.

Raportime të gazetarit të ‘Bild’, Christian Falk, bëjnë të ditur se skuadra e Bayern do të tentojë transferimin e mesfushorit spanjoll, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e tinejxherit spanjoll me Barcelonën skadon në vitin 2023.

Palët akoma nuk janë dakorduar për rinovimin, ndonëse thuhet se gjithçka do të finalizohet gjatë këtij muaji.

Megjithatë, bavarezët po monitorojnë me kujdes situatën, për të parë se si ecën rinovimi i tij.

Vështirë se Bayern mund të kompletojë një transferim të tillë, pasi Gavi është në mesin e favoritëve të Xavi Hernandez. /Lajmi.net/