Bayern triumfon ndaj Dortmundit, fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayern Munich e ka nisur me trofe edicionin 2021/22.

Sport

17/08/2021 22:26

“Bavarezzët” kanë fituar Superkupën e Gjermanisë duke mposhtur Borussia Dortmund me rezultat 3 – 1, shkruan lajmi.net.

Robert Lewandowski zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga Serge Gnabry (41′), rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, polaku asistoi për Thomas Muller që lehtësisht dyfishoi epërsinë (50′).

Dortmund filloi këndelljen përmes një supergoli të Marco Reus nga distanca (64′).

Por, Bayern nuk lejoi befasi duke rikthyer përsëri epërsinë e dyfishtë përmes Lewandowskit, që përfitoi nga një gabim në mbrojtje (74′).

Vlen të cekët se Dortmund shënoi edhe dy herë, por të dy golat u anuluan për pozitë jashtë lojë.

Kësisoj, ky takim përfundoi me rezultat 1 – 3 dhe Bayern shtoi një tjetër trofe të Superkupës së Gjermanisë./Lajmi.net/