Bayern thyen rekordin me ofertën për Leroy Sane

Skuadra e Bayern Munich ka vendosur rekord me ofertën e nisur drejt Manchester City, për Leroy Sane.

Sport

24/05/2019 17:08

Raportohet se bavarezët kanë bërë ofertën e parë të hapur për Sane, pasi dje raportohej se është dhënë drita e gjelbër për të.

Sipas ‘Sky Sports’ dhe ‘The Guardian’, bavarezët do të ofrojnë 80 milionë euro për shërbimet e 23 vjeçarit, transmeton lajmi.net.

Ky do të jetë një transferim rekord për klubin gjerman, të cilët synojnë të përforcojnë krahët me çdo kusht.

Ishin Arjen Robben dhe Franck Ribery, dyshja që barti lojën e skuadrës për disa vite, ata që kanë dhënë lamtumirën e fundit në xhiron e fundit në Bundesliga.

Sane shihet si zëvendësuesi ideal për Ribery, dhe pritet që të mbuloj për mrekulli hapësirat e lëna në krahun e majtë.

Reprezentuesi gjerman ka regjistruar 47 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë edicion me Manchester City, ku ka shënuar 16 gola dhe ka shtuar 18 asistime. /Lajmi.net/