Bayern refuzon sërish ofertën e Barcelonës për Lewandowskin

Bayern Munich kanë refuzuar sërish ofertën për sulmuesin e tyre Robert Lewandowski.

Sport

24/06/2022 21:26

Barcelona vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit polakut.

Ata kanë bërë oferta drejt gjigantit gjerman, por të dyja ato janë refuzuar.

Sipas ‘Marca’, Barcelona kanë ofruar së fundmi 40 milionë euro, shumë kjo që u refuzua sërish nga bavarezët, përcjell lajmi.net.

Ata kërkojnë së paku 50 milionë euro për sulmuesin që ka kontratë edhe një vit me Bayern Munich.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje përfundimtare në mes drejtuesve të klubeve./Lajmi.net/