Bayern Munich tregon nëse ka pësuar lëndim Lewandowski

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski sot (e enjte) nuk ka bërë stërvitje të plotë me klubin.

Sport

13/05/2021 15:18

Mediat gjermane raportuan se polaku ka pësuar lëndim, por mesa duket nuk është plotësisht e vërtetë, përcjellë lajmi.net.

Bayern Munich ka njoftuar se Lewandowski nuk bëri stërvitje të plotë në mënyrë që të menaxhojë ‘ngarkesën e punës’.

“Lewandowski stërviti me pak se pjesa tjetër e skuadrës shkaku i ngarkesës së punës”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Lewandowski është vetëm dy gola larg të thyejë rekordin e Gerard Muller për 40 gola brenda një edicioni në Bundesliga./Lajmi.net/