Bayern Munich përgatit ofertë për yllin e Chelseas
Bayern Munich është i interesuar për transferimin e yllit të Chelseas, Callum Hudson-Odoi.
Sport
Kështu se paku ka raportuar gazetari i Bild, Constantin Ecnker, që zbulon se “Bavarezzët” kanë rikthyer interesimin për ylllin e Chelseas sërish, transmeton lajmi.net.
Hudson-Odoi e ka kaluar gjithë karrierën te “Blutë” e Londrës përfshirë edhe akademinë në vitin 2007.
20-vjeçari që nga debutimi në vitin 2018 ka bërë 98 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 29 gola.
Sidoqoftë, anglezi asnjëherë nuk ia doli të gjejë vendin në formacionin bazë, andaj që nga viti i kaluar ka spekulime se lojtari do largohet.
Verën e shkuar, Hudson-Odoi ishte pranë kalimit te Bayern, por marrëveshja nuk u arrit shkaku që dy klubet nuk gjetën ‘gjuhën e përbashkët’ tek çmimi.
Mesa duket, gjiganti gjerman do ta provojë sërish fatin këtë verë./Lajmi.net/