Bayern Munich pas mbrojtësit të Man City
Bayern Munich do të synojë të përforcojë fazën e mbrojtjes, gjatë merkatos së janarit.
Sport
Cancelo është lojtari që ka zgjuar interesimin e skuadrës kampione të Bundesligës.
Joao mund të kalojë tek Bayern Munich, në janar, në formë huazimi, sipas të përditshmes gjermane, ‘Bild’, transmeton lajmi.net.
Portugezi ka kaluar tek Man City këtë edicion, duke nënshkruar pas një marrëveshje 65 milionëshe nga Juventus, transmeton lajmi.net.
Besohet se Man City mund ta lënë lojtarin të lirë, kurse Bayern synon një mbrojtës krahu, për ta kthyer Benjamin Pavard në qendër të mbrojtjes. /Lajmi.net/