Bayern Munich ofron aq sa Real Madrid për Rudiger

Mbrojtësi Antonio Rudiger ka thyer negociatat me Chelsean pas ofertës së fundit prej 8.5 milionë euro që u refuzua nga lojtari.

Sport

18/11/2021 12:50

Gjermani ka propozime nga Real Madrid dhe Bayern Munich, që është më e lartë se e Chelseas, transmeton lajmi.net.

Sipas Todo Fichajes, Bayern do paguajë aq sa Reali prej 12 milionë euro për sezon.

“Bavarezët” me shumë gjasa në verë do ta humbin qendërmbrojtësin Nikas Sule dhe duan që Rudiger të jetë pasuesi.

Por, Chelsea gjithashtu dëshiron ta mbajë Rudiger në skuadër dhe shpresojnë që gjermani të ndryshojë mendimin në fundi.

Ndërkohë, Real dhe Bayern do të presin deri në fund, pastaj kur të bëhet agjent i lirë do mundohen ta transferojnë./Lajmi.net/