Bayern mohon gjithçka, nuk ka marrëveshje me Sane

Ylli i Manchester City, Leroy Sane, ka të ardhmen e tij në një udhëkryq të madh.

Sport

01/08/2019 21:44

Gjermani nuk ka pasur sezonin më të mirë të mundshëm, duke mbetur shumicën e kohës jashtë formacionit startues.

Emri i Sane lidhet tash e sa kohë me një largim të mundshëm drejt Bayern Munich, dhe mediet sot kanë raportuar se kampionët e Bundesligës kanë arritur marrëveshje me anësorin.

Por, reagimi i Bayern ishte i menjëhershëm, duke mohuar çdo gjë.

“Raportimet e fundit se Sane ka vendosur t’i bashkohet Bayernit, nuk korrespondojnë me realitetin” shkruan faqja zyrtare e Bayern në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse deri në fund të këtij afati kalimtar do të kryhet transferimi i Sane tek Bayern. /Lajmi.net/