Bayern konsideron shkëmbimin e Coman me Leao
Bayern Munich kërkon shërbimet e Rafael Leaos. Sipas ‘Calciomercatoweb’, Bayern Munich po mendon një shkëmbim të anësorit Kingsley Coman me anësorin e Milanit, Rafael Leao gjatë verës. Gjiganti gjerman shpreson që portugezi të mos e zgjasë kontratën e tij me ‘Rossoneri’, e cila skadon në vitin 2024, transmeton lajmi.net. Gjithmonë sipas së përditshmes italiane ‘Bavarezët’…

Sport
Bayern Munich kërkon shërbimet e Rafael Leaos.
Sipas ‘Calciomercatoweb’, Bayern Munich po mendon një shkëmbim të anësorit Kingsley Coman me anësorin e Milanit, Rafael Leao gjatë verës.
Gjiganti gjerman shpreson që portugezi të mos e zgjasë kontratën e tij me ‘Rossoneri’, e cila skadon në vitin 2024, transmeton lajmi.net.
Gjithmonë sipas së përditshmes italiane ‘Bavarezët’ shpresojnë që shkëmbimi i tij me Coman, do t’i bënte ‘kuqezinjtë’ të bien dakord për marrëveshjen.
Mbetet të shihet nëse do të realizohet ky plan i Bayernit./Lajmi.net/