Bayern, kampion me Shaqirin

Xherdan Shaqiri realizoi gol në fitoren e radhës së Bayern Munichut në Bundesligë ndaj Hamburgut me rezultat 3:1 dhe u shpall kampion vjeshtor. Gjiganti bavarez zhvilloi edhe ndeshjen e 41’të në ligë pa pësuar humbje derisa u këndell pas disfatës së befasishme në mesjavë nga Manchester City në Ligën e Kampionëve me rezultat 3:2. Bayern…

Sport

14/12/2013 16:33

Xherdan Shaqiri realizoi gol në fitoren e radhës së Bayern Munichut në Bundesligë ndaj Hamburgut me rezultat 3:1 dhe u shpall kampion vjeshtor.

Gjiganti bavarez zhvilloi edhe ndeshjen e 41’të në ligë pa pësuar humbje derisa u këndell pas disfatës së befasishme në mesjavë nga Manchester City në Ligën e Kampionëve me rezultat 3:2.

Bayern nuk e zhbllokoi disfatën deri pak minuta para përfundimit të pjesës së parë kur shënoi sulmuesi Mario Mandzukic. Në minutën e 52’të, avantazhin e Bayernin e thelloi përforcimi i ri Mario Gotze.

Në minutën e 78’të, në lojë u inkuadrua Shaqiri në vend të Thomas Mullerit. Por, Hamburg u kundërpërgjigj nëpërmjet Pierre-Michael Lassoga tre minuta para fundit.

Mirëpo, fitoren e Bayernit e siguroi Shaqiri me golin e tij në çastet e fundit të takimit. Në duelin tjetër, Borussia Dortmund nuk arriti më tepër se një barazim 2:2 në udhëtim te Hoffenheim.