Bayern humb Alaban

Bayern Munich ka humbur mbrojtësin David Alaba për dy ose tre muaj për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Romës në Allianz Arena.

Sport

06/11/2014 09:00

Lajm i keq për Bayern Munichun dhe Pep Guardiolën. Fitorja 2:0 ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve është zbehur pas lëndimit të gjurit të pësuar nga mbrojtësi David Alaba.

“Mendoj se do të mungojë për dy ose tre muaj, shpresoj ta kem në dispozicion pas pushimit dimëror”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes në Allianz Arena, raporton “L’Equipe.fr”.

“Është një futbollist i kompletuar, një trajner që ka në dispozicion një futbollist të tillë mund të ketë shumë opsione shtesë. Kemi humbur një anëtar të rëndësishëm dhe një futbollist të nivelit të lartë, do të jetë më e vështirë pa të”, u shpreh Guardiola.