Bayern e mendon Ronaldon si zëvendësues të Lewandowskit
Bayern Munich po e mendon transferimin e Cristiano Ronaldos, si zëvendësues të Robert Lewandowskit.

Sport
Sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi, thuhet se Bayerni po mendon transferimin e Ronaldos, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi polak, Lewandowski këtë verë pritet të transferohet te Barcelona, andaj ekipi bavarez janë në kërkim të një zëvendësuesi.
Ronaldo nuk duket i kënaqur te Manchester United dhe thuhet se nga drejtuesit e klubit gjerman po shihet si ideal për sulmin e tyre.
Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e portugezit në ‘Allianz Arena’./Lajmi.net/