Bayern e mbyll me fitore, Wolfsburg duhet të luajë në kualifikuese për Ligën e Evropës

Bayern Munich e ka mbyllur sezonin me fitore.

Sport

27/06/2020 17:20

Ashtu siç edhe i ka hije, kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, kanë mbyllur sezonin me fitore 0:4, kundër Wolfsburg, shkruan lajmi.net.

Kingsley Coman ishte ai që hapi llogarinë e golave në këtë ndeshje, kur dërgoi topin në rrjetë në minutën e 4’.

Bayern i dha fund dilemës për fituesin qysh në minutën e 37’, kur Cuisance shënoi për dyfshimin e epërsisë. Kurse, rezultatin final e vendosën Lewandowski, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë, në minutën e 72′ dhe Thomas Muller me golin e minutës së 79′.

Kështu, sezoni i bavarezëve mbyllet me Bayernin në krye që numëron 82 pikë.

Wolfsburg mbetet me 49 pikë në pozitën e 7-të, duke bërë që të luajë në kualifikuese për Ligën e Evropës. Hoffenheim i falënderohet Bayernit për pozitën e gjashtë. /Lajmi.net/