Bayern apo Premierligë? Sane zbulon planet e tij

Anësori i Manchester City, Leroy Sane, duket se ka zbuluar planet e tij për të ardhmen.

Sport

23/06/2019 08:24

Emri i lojtarit ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek kampionët e Bundesliga, Bayern Munich, por një gjë e tillë mund të mos ndodh.

Sane pritet të hedh poshtë mundësinë për kalimin tek Bayern pas fillimit të bisedimeve për kontratën e re tek Manchester City.

Të paktën sipas raportimeve të ‘The Sun’, lojtari thuhet të ketë bërë të ditur tek shokët planin e tij për të ardhmen, transmeton lajmi.net.

Edhe pse nuk ishte në formacionin bazë të ‘Citizens’ këtë sezon, Leroy beson se Premierliga është vendi më i mirë për të garuar.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i anësorit gjerman, i cili ishte një nga lojtarët me më së shumti asistime në Premierligë edicionin që shkoi. /Lajmi.net/