“Batman v Superman” me hapje marramendëse ditën e premte

Filmi që bën përballë heronjtë e DC, ka arritur që vetëm të premten në Amerikë të mbledhë 82 milionë dollarë.

ShowBiz

26/03/2016 16:22

Edhe pse kritikët nuk i kanë dhënë vlerësime të mira filmit “Batman v Superman: Dawn of Justice”, fansat nuk ia kanë vënë veshin atyre, pasi mezi kanë pritur të shohin përballjen mes dy super heronjëve.

Vetëm në natën e premierës, të premten, filmi ka mbledhur 82 milionë dollarë në Amerikë, shifër kjo që është vërtetë marramendëse, dhe pret një vikend shumë të suksesshëm, përcjellë lajmi,net.

Film pritet të mbledhë 170 milionë $ gjatë vikendit të parë, ndërsa ajo që po vlerësohet shumë është Ben Affleck në rolin e ‘Batman’, zgjedhje kjo e cila është kritikuar shumë nga fansat në fillim.

Tani Aaffleck po cilësohet si Batman-i më i mirë i të gjitha kohëve./lajmi.net