Batatina: Nesër ndaj Buducnostit do të luajmë lojë sulmuese

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka deklaruar se në ndeshjen e nesërme ndaj Buducnostit në kuadër të Ligës së Konferencës e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 në "Fadil Vokrri" se do t’i qasen ndryshe taktikisht.

Sport

13/07/2022 18:40

Batatina në konferencë për media ka thënë se është i detyruar që të luajë me skemë më sulmuese për shkak të humbjes 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar.

“Nesër gjithsesi do të ketë ndryshime në formacion. Na duhet një taktikë e re, një formacion ndryshe sepse duhet ta ndjekim rezultatin. Ne jemi bërë gati për të dhënë maksimumin nesër dhe do të provojmë ta përmbysim rezultatin”, tha Batatina. Ai më pas zbuloi se ende nuk ka marr konfirmime nëse do të ketë tifozë të Buduçnostit në “Fadil Vokrri”.

“Jo, nuk kemi marr konfirmime. Nuk e di nëse do të ketë tifozë të tyre. Kjo pjesë nuk na intereson shumë. Jemi të qetë dhe do të bëjmë punën tonë”, tha Batatina në fund. /Lajmi.net/