Bastoni shuan shpresat e gjigantëve evropianë: Edhe 10 vite tek Inter

Bastoni ka shuar shpresat e skuadrave si Manchester City apo Barcelona.

Sport

27/03/2020 19:32

Qendërmbrojtësi i Inter, Alessandro Bastoni, ka bërë të ditur se është shume i lumtur tek Inter, dhe se nuk e sheh vetën të largohet nga kjo skuadër.

Bastoni planifikon të jetë edhe 10 vite me skuadrën ‘Zikaltër’, me synimin për të shtuar trofe në kabinetin e skuadrës.

“Në fillim kisha frikë, kisha frikë se mos nuk jam i mirë sa duhet për Interin” ka thënë Bastoni, transmeton lajmi.net.

“Nuk kishte të bënte me çmimin prej 31 milionëve, por nga pritshmëritë e tifozëve dhe Contes” ka shtuar italiani.

“Në 10 vite, akoma e shoh vetën tek Inter, me disa trofe në kabinet, ndoshta edhe me shirit kapiteni” ka shtuar ndër të tjerash lojtari.

Një nga skuadrat më të interesuara për Alessandro Bastoni, ishte Manchester City, që tashmë ka shpresat e zbehura. /Lajmi.net/