Bastoni: Mposhtja e Juventusit na ka dhënë shtytje të madhe, jam përmirësuar falë Contes

Tanelti i Interit, Alessandro Bastoni, ka deklaruar se ai është përmirësuar nën urdhërat e trajnerit, Antonio Conte.

Sport

26/03/2021 16:26

Bastoni i cili erdhi nga Atalanta, zuri vendin e Diego Godin, i cili ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë për më shumë se 10 vite, shkruan lajmi.net.

“Jemi duke ecur mirë në kampionat, për dallim nga viti i shkuar, jam përmirësuar shumë falë ndihmës së shokëve të skuadrës dhe Antonio Contes”, tha ai.

“Me të (Conten) kam një raport të mirë dhe më ka dhënë shumë besim”, shtoi ai.

“Më ka dhënë besim, më ka thënë që të luaj më guximshmëri dhe të mos kem frikë të bëj gjëra të ndryshme, dhe unë dua që ta rikthej këtë besim tek ai”, tha Bastoni.

“Scudetto është një rrugë e gjatë, duhet të fitojmë ndeshje pas ndeshje. Kërkojmë ti fitojmë të gjitha, mposhtja e Juventusit në kampionat na ka dhënë shtytje të madhe”, përfundoi Alessandro Bastoni./Lajmi.net/