Bastisje në Vushtrri: Policia sekuestron armë AK-47 dhe arreston një 34-vjeçar

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Sektorit Rajonal në Mitrovicë, kanë zhvilluar një bastisje në një lokacion në zonën e Vushtrrisë, pas dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë të tipit AK-47 si dhe 15 fishekë, të cilat janë marrë si prova materiale,…

Lajme

13/11/2025 16:21

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Sektorit Rajonal në Mitrovicë, kanë zhvilluar një bastisje në një lokacion në zonën e Vushtrrisë, pas dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë të tipit AK-47 si dhe 15 fishekë, të cilat janë marrë si prova materiale, transmeton lajmi.net.

I dyshuari, një shtetas i Republikës së Kosovës, 34 vjeç, është arrestuar dhe dërguar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është inicuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”./lajmi.net/