Bastisje në tetë lokacione në Prishtinë, katër të arrestuar

Policia i ka arrestuar katër persona të mërkurën pasi ka bastisur tetë lokacione në rajonin e Prishtinës. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të arrestuarit dyshohen për veprë penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”. Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar: një…

Lajme

28/05/2025 18:30

Policia i ka arrestuar katër persona të mërkurën pasi ka bastisur tetë lokacione në rajonin e Prishtinës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të arrestuarit dyshohen për veprë penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”.

Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:

një pushkë automatike AK-47,23 fishekë,dy magazina (karikator),një bajonetë,një thikë,78 gram të substancës së dyshuar narkotike,si dhe pajisje elektronike, gjithsej shtatë telefon celularë.
Pas marrjes në pyetje dhe procedurave të rastit, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë liruar në procedurë të rregullt.