Bastisje në Podujevë-Policia sekuestrohen drogë dhe sende tjera të kundërligjshme, arrestohet i dyshuari
Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në Podujevë, në kuadër të një hetimi për aktivitet të dyshuar kriminal. Pas veprimeve hetimore dhe koordinimit me prokurorin e krimeve të rënda, u sekuestruan prova të rëndësishme. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar: 1 kilogram e 759.32 gram…

Lajme
Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në Podujevë, në kuadër të një hetimi për aktivitet të dyshuar kriminal.
Pas veprimeve hetimore dhe koordinimit me prokurorin e krimeve të rënda, u sekuestruan prova të rëndësishme.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar:
1 kilogram e 759.32 gram marihuanë
1 cigare me substancë narkotike të dyshuar
Dy matës-peshore
Katër paketime rizllash (OCB)
1 bluerës-mulli
1 thikë
1 paketë me qese plastike të vogla
1 antiplumb
1 telefon celular
Pas bastisjes, njësi të antidrogës kanë dalë në vendngjarje për të mbështetur hetimin. Prokurori i krimeve të rënda ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. Hetimet vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë. Policia e Kosovës po vazhdon angazhimin e saj për të luftuar krimin dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë e qytetarëve.